U gjetën duke luajtur bixhoz, 8 persona të arrestuar

  • S.A /
  • 28 March 2023 - 10:45
U gjetën duke luajtur bixhoz, 8 persona të arrestuar

 

Tetë persona u arrestuan mbrëmë në Prishtinë rreth orës 23:30 pasi që u gjetën nga Policia e Kosovës duke luajtur bixhoz, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz.”, thuhet në njoftim. 

Në vendin e ngjarjes policia në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilat shërbejnë për të luajtur bixhoz.

Por, tetë të arrestuarit u liruan me vendim të prokurorit përderisa policia njofton se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online )