Gjendet kokaina e fshehur mes bananeve, arrestohen tre shqiptarë në Itali

  • S.A /
  • 28 March 2023 - 11:12
Gjendet kokaina e fshehur mes bananeve, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane pasi gjatë një aksioni droge i’u gjeten 83 kilogramë kokainë të fshehur më një kontenier me banane, transmeton "Kosova Sot Online".

Droga e sekuestruar në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë, kishte fillin e saj të nisjes nga Ekuadori, raporton media italiane SavonaNews. Kontejneri, pasi zbriti nga anija, iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili çoi në zbulimin e ngarkesës së drogës.

Hetimet e mëvonshme të kryera nga ushtarët e njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare dhe të Grupit Savona, bënë të mundur identifikimin e tre personavee shqiptare, të cilët u futën fshehurazi në zonën portuale të Vado Ligure.

Të tre shqiptarët, 33, 28 dhe 23 vjeç, banorë të qytetit Pisa të Italisë, u arrestuan nën akuzën e trafikimit të drogës dhe më pas u transferuan në burgun e Genova Marassi.

(Kosova Sot Online )