Një muaj paraburgim ndaj gjilanasit, ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 15:06
Një muaj paraburgim ndaj gjilanasit, ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur një muaj parabugim ndaj një personi për dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë dyshohet që gjatë muajit mars në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj bashkëshortes së tij.

(Kosova Sot Online)