“Duhet t’i hiqen vizat” Kurti: Kosova padrejtësisht s’ka liberalizim të vizave

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 17:37
“Duhet t’i hiqen vizat” Kurti: Kosova padrejtësisht s’ka liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse ka diçka që nuk është i kënaqur është fakti që Kosova ende vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Kurti tha se ky proces do të marrë fund më 1 janar të vitit 2024, pasi Kosova është vendi i fundit në Evropë që vazhdon të ketë akoma viza për qytetarët.

· “Nëse ka diçka që nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi bërë deri më tani, është fakti që edhe më tej Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, por prap lajm i mirë është që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky nuk do të jetë më rasti. Më në fund pra gati mbi 5 vite pasi që Komisioni Evropian për herë të parë tha që “Kosova i ka plotësuar 95 kritere të nevojshme, duhet t’i hiqen vizat”, nga 1 janari i vitit të ardhshëm kjo do të bëhet edhe për Republikën e Kosovës, si vendi i fundit në Evropë, ku vazhdon të ketë ende viza për qytetarët, gjithsesi padrejtësisht”, tha Kurti në një intervistë.

(Kosova Sot Online)