Dy gra theren me thikë në kryeqytet

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 22:50
Dy gra theren me thikë në kryeqytet

Dy gra humbën jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fetare për myslimanët në kryeqytetin portugez të Lisbonës.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në qendrën “Ismaili” në rrugën Lusiada, kur personi i armatosur hyri dhe sulmoi të pranishmit. Efektivët ndërhynë menjëherë pasi morën njoftimin dhe arritën ta neutralizonin vetëm pasi e qëlluan në këmbë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Agresori, një shtetas afgan, u dërgua me urgjencë në spital dhe po merret në pyetje, ndërkohë që arsyet e këtij krimi të urryer janë ende të paqarta.

Kryeministri Antonio Costa e dënoi ngjarjen dhe e cilësoi atë si një akt të izoluar duke premtuar zbardhjen sa më shpejt të saj.

(Kosova Sot Online)