Kurti: Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk duhet ta copëtojmë duke i marrë pjesët e preferuara

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 12:07
Kurti: Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk duhet ta copëtojmë duke i marrë pjesët e preferuara

Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet sa më shpejt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi, duke shtuar se marrëveshja nuk duhet të copëtohet duke i marrë pjesët e preferuara.

“Kemi nevojë për një zbatim saktë e të shpejtë të saj, prandaj edhe do të organizohet një takim i kryenegociatorëve ku nga ana e Kosovës është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra. Nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka të mos zbatohet. Ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes dhe aneksit, prandaj nuk duhet të ketë as zbatim të njëanshëm. Marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke i marrë pjesët e preferuara”.

(Kosova Sot Online)