Gjakovë: Gjendet i vdekur një person para shtëpisë së tij

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 09:58
Gjakovë: Gjendet i vdekur një person para shtëpisë së tij

Një person është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij dje në Gjakovë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se familjarët kanë deklaruar se viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe se nuk dyshojnë për shkakun e vdekjes.

Ndërsa, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

“HETIM I VDEKJES/ Gjakovë 29.03.2023 – 09:40. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”

(Kosova Sot Online)