Kurti: Kushtetuesja e rrëzoi një ligj që e kaloi dy herë Komisionin e Venecias

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 21:25
Kurti: Kushtetuesja e rrëzoi një ligj që e kaloi dy herë Komisionin e Venecias

Për ligjin e KPK’së, i cili ditë më parë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Kushtetuesja e rrëzoi një ligj i cili thotë se e kaloi dy herë Komisionin e Venecias.

“Si ta di unë që do të rrëzohet nga Kushtetuesja, ligji  i cili e ka kaluar dy herë Komisionin nga Venecia, i cili është dakorduar me ambasadën amerikane, me bashkimin evropian, me të gjithë akterët e shoqërisë civile, dhe nuk mjafton komisioni i Venecias por vije dhe rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)