Hyseni: Po të ishte Kurti kryeministër në 2008-n kurrë s’do të shpallej pavarësia

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 22:00
Hyseni: Po të ishte Kurti kryeministër në 2008-n kurrë s’do të shpallej pavarësia

Deklaratën e Kurtit se “po të ishte kryeministër më 2011, Kosova do të sihte shumë më ndryshe”, e ka komentuar  Skender Hyseni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hyseni tha fillimisht se nuk ia vlen të shikohet mbrapa dhe të komentohet historia, por po të ishte Kurti kryeministër më 2006 e 2007, Kosova nuk do të ishte e pavarur.

“Kurtin askush nuk po e detyron ta pranojë Asociacionin. Por të paktën të tregojë një burrni, e të dalë e të thotë se nuk do ta bëjë atë. Por ai e pranoi marrëveshjen”, tha ai.

“Tash sa i përket asaj që tha Kurti se po të ishte kryeministër para 10 viteve, nuk do të kishte fare Asociacioni. Unë them se po të ishte Albin Kurti atëherë kryeministër, nuk do të bëhej pavarësia kurrë. Po të ishte Albin Kurti kryeministër më 2006-2007”, tha ai.

(Kosova Sot Online)