Vritet me thikë 56-vjeçarja nga bashkëshorti i saj

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 08:27
Vritet me thikë 56-vjeçarja nga bashkëshorti i saj

Një grua shqiptare 56 vjeçe është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj shqiptar në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqiptarja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj.

62-vjeçari u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Raportohet se sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.

(Kosova Sot Online)