Masakroi gruan me thikë, shqiptari vetëvritet në burg

  • E.k /
  • 01 April 2023 - 13:10
Masakroi gruan me thikë, shqiptari vetëvritet në burg

62-vjeçari, Xhafer Uruçi, i cili u vrau gruan e tij Zenepe Uruçi duke e goditur disa herë me thikë është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave italiane Uruçi ishte i vetëm në qeli.

Uruçi mësohet se e ka vrarë gruan në shtëpinë e tyre.Pak para se të ndodhte ky krim i rëndë, gruaja Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Whatsapp: “Babai yt po më vret”.

(Kosova Sot Online)