
Hovenier: SHBA-të e kanë dënuar djegien e veturave në veri të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës, ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie “për këto vepra kriminale”.
“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, shkroi Hovenier.
(Kosova Sot Online)