Spitali i Gjakovës mbushet me mbeturina, "Era kundërmon si me qenë me ndonjë deponi mbeturinash"

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 14:31
Spitali i Gjakovës mbushet me mbeturina,

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Iza Grezda”, korridoret janë mbushur me thasë me mbeturina, transmeton “Kosova Sot Online”.

Një qytetar ka raportuar se thasët e mbushura me mbeturina medicionale të spitalit janë duke qëndruar në korridore, për shkak se punëtorët që përkujdesen për pastërtinë e këtij objekti janë në protestë për rritjen e pagave.

Qytetari ka shkruar se në korridor po kundërmon erë e keqe.

“Kështu duket çdo kat i spitalit ‘Iza Grezda’ në Gjakovë. Thasë të mbushura me mbeturina medicionale të spitalit, e që rrinë jashtë kontinierave nëpër korridore. Era kundërmon si me qenë me ndonjë deponi mbeturina Krejt kjo, që një javë. Ky qenka aksion i punëtorëve që përkujdesen për higjienën e këtij objekti, si protestë për rritjen e pagave”, ka thënë qytetari Azdren Nivokazi në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)