Mësuesit refuzojnë ofertën e qeverisë për pagat

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 15:38
Mësuesit refuzojnë ofertën e qeverisë për pagat

Mësuesit në Londër, po marrin pjesë në një protestë gjatë grevës për mosmarrëveshjen mbi pagat. Shumica dërmuese e tyre kanë refuzuar oferten e qeverisë për pagat e cila synonte t’i jepte fund një sërë grevash përçarëse, tha sindikata e tyre të hënën, e cila edhe ka njoftuar vazhdimin e grevës, raporton Reuters.

Sindikata kombëtare e arsimit, më e madhja sindikatë arsimore ne Britani, tha se 98% e mësuesve që votuan, ndoqën këshillën e saj për ta refuzuar ofertën e një pagese një herë në vit prej 1000 paund dhe një rritje mesatare të pages prej 4.5% në financimin e vitit të ardhshëm.

“Ky refuzim i fuqishëm i ofertës së qeverisë duhet ta rikthej ne tryezë për negociata (ministren e arsimit) Gillian Keegan më një propozim shumë më të mirë,” thanë në nje deklaratë të përbashkët Sekretarët e Pergjithshëm të NEU, Mary Bousted dhe Kevin Courtney, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjtojmë se dhjetëra mijëra mësues në të gjithë Britaninë kanë ndërmarrë aksione greve këtë vit në kërkim të një çmimi pagash mbi inflacionin, duke i lëne klasat bosh dhe duke bërë presion mbi kryeministrin Rishi Sunak për të ndimuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Sindikata tha se mësuesit do të ndërmarrin dy ditë të tjera grevë, më 27 prill dhe 2 maj.

Ministrja e Arsimit Keegan tha se “është jashtëzakonisht zhgënjyese që NEU ka thirrur me shumë aksione greve.”

Ajo gjihashtu sinjalizoi se qeveria nuk ka ndërmend të negociojë më tej: “Paga tani do të vendoset nga organi i pavarur i rishikimit të pagave, i cili do të rekomandojë rritje të pagave për vitin e ardhshëm.”

Qeveria ka argumentuar se rrijet më të larta të pagave vetëm përkeqësonin inflacionin.

Mësuesit në Uells kanë përfunduar aksionin e tyre të grevës pasi votuan për të pranuar ofertën e pagesës që përfshin çmim shtesë page 3% për 2022/23 së bashku me një pagesë 1.5% një herë, dhe një rritje prej 5% të financuar nga qeveria për vitin e ardhshëm.

Sindikata më e madh e mësuesve në Skoci ka pranuar gjithashtu një marrëveshje pagash për t’i dhënë fund grevave të gjata, për të cilat tha se do të arrinte në një rritje prej 14.6% të pagave për shumicën e mësuesve deri ne janar të 2024-së.

(Kosova Sot Online)