Bardhyl Mahmuti për Jakup Krasniqin: Një njeriu të drejtë dhe të sinqertë mund t’i shpërthejnë lotët

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 12:27
Bardhyl Mahmuti për Jakup Krasniqin: Një njeriu të drejtë dhe të sinqertë mund t’i shpërthejnë lotët

Autori, Bardhyl Mahmuti, që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pasi ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një moment u emocionua dhe shpërtheu me lotë gjatë seancës gjykuese të Gjykatës Speciale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Specialja sot ka hyrë në ditën e dytë të gjykimit për ish katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Mahmuti ka shkruar se vetëm një njeriu të drejtë si Jakupi mund të shpërthejë në lot për tragjedinë që ka përjetuar populli i vetë.

“Vetëm një njeriu të drejtë dhe të sinqertë mund t’i shpërthejnë lotë për tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar! Fatkeqesisht gjërat janë përmbysur: në vend të kriminelë që do të duhej të ishin në bankë të akuzës, akuzohet lufta çlirimtare e popullit ndaj të cilit u krye gjenocid!”, ka shkruar Mahmuti.

(Kosova Sot Online)