E lë Kosovën për Gjermaninë, zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 14:46
E lë Kosovën për Gjermaninë, zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje

Ikja e qytetarëve nga Kosova nuk ka të ndalur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyrtari i Lartë i Burimeve Njerëzore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi kulturor, Arton Smaili, ka njoftuar se në mënyrë vullnetar ka japur dorëheqje.

Ai thotë se ka vendosur që të shkojë në Gjermani për jetë më të mirë.

“Nëpërmjet këtij njoftimi ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje vullnetarisht nga pozita ime si Zyrtari Lartë i Burimeve Njerëzore, konkretisht Udhëheqës i Personelit në kuadër të KKTK-së. Pozicioni që mbajë nga viti 2019 deri më sot 04.04.2023. Më lejoni të i’u informoj se nga tani dhe për një periudhë të pacaktuar do të jetoj dhe veproj në shtetin Gjerman”, ka bërë të ditur Smaili.

(Kosova Sot Online)