Osmani: Kështu do të vazhdojë deri në fund të mandatit tim

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 17:22
Osmani: Kështu do të vazhdojë deri në fund të mandatit tim

Sot i ka mbushur 2 vjet në presidencë, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Si gjithmonë, drita ime udhërrëfyese mbetet vullneti i qytetarëve të mi dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të vazhdojë deri në fund të mandatit tim”, ka shkruar Osmani.

”Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme“, përmbyllet postimi i saj.

Osmani para se të zgjidhej presidente më 4 prill 2021, kandidoi në zgjedhjet parlamentare brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku dhe arriti të fitonte më së shumti vota.


(Kosova Sot Online)