Shqiptari qëllon me armë ish-të dashurën, vëllain e saj dhe një grek

  • E.k /
  • 05 April 2023 - 08:33
Shqiptari qëllon me armë ish-të dashurën, vëllain e saj dhe një grek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Athinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ish të dashurën e tij 10 vite më të re, vëllain e kësaj të fundit dhe një 30-vjeçar grek.

Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur në shpatull nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguan në spital.

(Kosova Sot Online)