Deliu-Kodra për Vjosa Osmanin: Vështirë t’i gjendet ndonjë sukses i saj gjatë këtij mandati dy vjeçar

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 09:03
Deliu-Kodra për Vjosa Osmanin: Vështirë t’i gjendet ndonjë sukses i saj gjatë këtij mandati dy vjeçar

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka komentuar punën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për dy vjet prej kur është në krye të Presidencës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deliu tha se Osmani për keto dy vjet të punës si president, sipas saj është vështirë t’i gjendet një sukses.

Ajo tha se Osmani ka bërë vetëm takime protokollare dhe deklarata protokollare.

“Me që kemi dy vjetorin e zgjedhjes së Osmanit në krye të Presidencës së Kosovës nuk është shquar për ndonjë aktivitet për këto dy vite, përveç takimeve protokollare dhe deklaratave protokollare, është vështirë t’i gjendet ndonjë sukses i saj për gjatë këtij mandati dy vjeçar”.

“Përndryshe, ajo ka pasur parregullsi qysh në start dhe në formën se si është zgjedhur presidente në seancën maratonike në datën 3 dhe 4 prill, kur është dashur të kontrabandohen votat që jo të zgjidhet presidente”.

(Kosova Sot Online)