Policia e Kosovës ia publikoi fotografinë, paraqitet në stacion i kërkuari për sulm sek*ual

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 10:10
Policia e Kosovës ia publikoi fotografinë, paraqitet në stacion i kërkuari për sulm sek*ual

Policia e Kosovës publikoi dje fotografinë e një të dyshuari, i cili po kërkohej për veprën penale “sulm se*sual”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky person është paraqitur në stacionin e policisë, pas publikimit të fotos.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 18.02.2023-01:15. Lidhur me rastin me datë 04.04.2023 pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit mashkull kosovar në rrjete sociale, i dyshuari është paraqitur në stacion policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)