Krasniqi: Kjo aktakuzë më ka lënduar më shumë sesa torturat e Serbisë
Jakup Krasniqi sot foli në Gjykatën Speciale për jetën e tij nën regjimin serb, raporton “Kosova Sot Online”.
Krasniqi tha se aktakuza e Speciales kundër tij e ka lënduar më shumë se sa torturat mizore dhe dënimi me burg nga regjimi serb e jugosllav.
Krasniqi tha se dëshiron të vdes me dinjitet, pasi siç shprehet ai ashtu ka jetuar gjithë jetën.
“Nëse në rrugëtimin tim ka diçka që nuk ka logjikë, është aktakuza e ngritur nga ZPS-ja. Përmbajtja e aktakuzës më ka lënduar më shumë sesa torturat mizore dhe dënimi me burg nga regjimi serb e jugosllav”, tha Krasniqi.
“Kam jetuar një jetë me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet”, tha ndër tjerash ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.
(Kosova Sot Online)