Ja disa prej njerëzve më të pasur të botës

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 22:41
Ja disa prej njerëzve më të pasur të botës

Me 228,2 miliardë dollarë, manjati francez i luksit, Bernard Arnault, është ngjitur në krye të listës së Forbes, duke u bërë njeriu më i pasur në botë.

Ai ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit kanë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e modës dhe ka shkruar histori me sukseset e tij.

Për të dytin vit radhazi, pjesë e listës së gjatë të miliardevë të botës është bërë edhe Rihanna, pasuria e të cilës vlerësohen se është 1,4 miliardë dollarë, e cila renditet në vendin e 2002.

Po ashtu, pjesë e listës është edhe Kim Kardashian me 1,2 miliardë dollarë. Në total, në listën e Forbes janë 2640 miliarderë, të cilët në total arrijnë vlerën 12,2 trilionë dollarë.

(Kosova Sot Online)