Shifra të larta të largimit të të rinjve shqiptarë: Gjermania, destinacion i preferuar

  • E.k /
  • 07 April 2023 - 09:26
Shifra të larta të largimit të të rinjve shqiptarë: Gjermania, destinacion i preferuar

Numri i të rinjve dhe adoleshentëve që po largohen çdo ditë është tejët i lartë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kërkesat kanë qenë shumë të larta, u diskutua që do të hapeshin 10 mijë vende pune. Janë të ndara fazat e aplikimit, janë ato të specializuara që kërkon të kesh njohje të nivelit B2 të gjuhës dhe njohje të diplomës, procesi i marrjes së vizës shkon deri në 6 muaj. Është dhe aplikimi për fazën tjetër për profesionet e lira, në sektorin e ndërtimit, gastronomisë. Kuotat që ambasada vë në dispozicion janë në muaj rreth 200-300 aplikantë që e përfitojnë”, tha Aurela Baholli për euronews albania.

Sipas anketës kombëtare të emigracionit në familje, për vitet 2011-2019, të realizuar nga INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare rreth 50% e afro 177 mijë qytetarëve të larguar janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Deri në fund të vitit 2022, numri i të rinjve të larguar kalon mbi 100 mijë persona.

(Kosova Sot Online)