
Ferizaj: Gjobitet 19 vjeçari, voziti në zonën e kufizimit 50 km/h me shpejtësi 119 km/h

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje në mbrëmje në magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Lloshkobare, ka ndaluar një shofer 19 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin se shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 119 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia këtij shoferi i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
(Kosova Sot Online)