Lajçak: Me Bislimin dhe Petkoviqin u dakorduam për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 08:20
Lajçak: Me Bislimin dhe Petkoviqin u dakorduam për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se java e kaluar ka qenë e ngarkuar me takimin i cili u zhvillua në kuadër të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se pala kosovare dhe ajo serbe diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit.

“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)