I frikësoi pulat e fqinjit me një elektrik dore, dënohet me burg

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 14:22
I frikësoi pulat e fqinjit me një elektrik dore, dënohet me burg

Një burrë nga Kina u dënua me burg, pasi një gjykatë e shpalli fajtor sepse kishte frikësuar për vdekje 1100 pula, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këto pula i përkisnin një fqinji me të cilin ishte në grindje të vazhdueshme.

Akoma nuk është e qartë se cilat ishin qëllimet e këtij personi, por me një elektrik dore, ai shkaktoi panik tek pulat të cilat duke vrapuar nga frika, u përplasën me njëra-tjetrën duke bërë që qindra prej tyre të ngordhnin.

(Kosova Sot Online)