Detaje: Ja si u vr'a shqiptarja në gjumë nga kunati

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 18:07
Detaje: Ja si u vr'a shqiptarja në gjumë nga kunati

Dy ditë më parë, 37-vjeçarja Migena Kodra Sinani mbeti viktima, pasi u qëllua me armë zjarri nga kunati i saj Roland Sinani, teksa ishte në gjumë, ndërsa la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 4-vjeç.

Mësohet se deri sa gjykata të vendosë se çfarë do të ndodhë me dy të vegjlit, ata do të jenë në përkujdesjen e dajës dhe gjyshërve (prindërit e 37-vjeçares) në fshatin Daias, në Lundër,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Familjarët e Migenës vijojnë të presin njerëz për ngushëllim. Për ta, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani, nuk ka lidhje me ngjarjen, por qëndron ndryshe situata me prindërit e saj.

Nga hetimet e para, arma e krimit ishte hequr si një tentativë për të prishur provat, por pas marrjes në pyetje dhe hetimeve paraprake, dolën në përfundim se babai Gëzim Sinani e kishte lëvizur armën.

Dëshmitë e tij janë kontradiktore për shkak se vuan nga skleroza. Për të dalë në një konkluzion më të qartë, hetuesit janë në pritje të ekspertizës së armës që është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Policia e konsideron të zbardhur ngjarjen, me autor Roland Sinanin, i cili fillimisht vrau me një plumb kunatën teksa flinte me të bijën vetëm 2 vjeç dhe më pas me një tjetër qëlloi poshtë nofullës veten.

Kur blutë arritën, pistoleta u gjet në anën tjetër të oborrit.

(Kosova Sot Online)