27 mijë euro qira në muaj paguan kjo ministri

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 20:25
27 mijë euro qira në muaj paguan kjo ministri

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka lidhur një kontratë qiraje me një kompani private për shfrytëzimin e objektit në rrugën “Ukshin Hoti” në lagjen “Lakrishte”, momentalisht ajo paguan 27.300 euro në muaj qira.

Nga ky institucion që gjendet në këtë ndërtesë, zakonisht kërkojnë para bujqit e fermerët.

Por, jo vetëm.

Nga ministria që e drejton Faton Peci para kërkon edhe pronari i objektit, që gjendet në ish-kompleksin “Ramiz Sadiku”.

Kjo pasi Ministria e Bujqësisë shfrytëzon kate të saj me qira.

Për sipërfaqen prej 1560 m2 Ministria e Bujqësisë paguan 17,50€ për m2.

Kështu në muaj saktësisht për shfrytëzimin e kateve  III, IV dhe VI në muaj paguan 27,300.00€

Që në vit i bie 327 mijë e 600 euro.

E kjo shumë për njohësit e patundshmërive thonë që është shumë e lartë.

Kurse 1 milion euro është shuma e buxhetit të ndarë për ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë 

(Kosova Sot Online)