Kllokot: Një vajzë rrëmbehet me forcë nga personi që ishte në lidhje dashurie

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 10:00
Kllokot: Një vajzë rrëmbehet me forcë nga personi që ishte në lidhje dashurie

Një vajzë dyshohet se është rrëymbyer nga personi me të cilin kanë qenë në lidhje dashurie, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në Mogillë të Kllokotit.

Në raportin policor thuhet se mashkulli ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, ku më pas e ka futur me forcë në veturë.

Rasti po hetohet, teksa nuk raportohet për persona të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

RRËMBIM/Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)