Berlusconi në gjendje kritike

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 18:16
Berlusconi në gjendje kritike

Sot nuk pritet të ketë njoftime mjekësore, ndërsa siç raportoi televizioni publik italian Rai, “gjendja e Berlusconit vazhdon të konsiderohet kritike”.

Sipas njoftimit mjekësor të lëshuar 4 ditë më parë, Silvio Berlusconi vuan për një kohë të gjatë nga leuçemia.

Politikani 86-vjeçar ka nisur një cikël kimioterapie, për shkak të formës kronike të leucemisë, ndërsa po trajtohet me antibiotikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ish-kryeministri mësohet se e ka kaluar natën i qetë dhe ka mundur pas disa ditësh të qëndrojë për pak kohë në shtratin e tij.

“Ka një optimizëm të moderuar, por pacienti ende nuk është në gjendje të ngrihet në këmbë apo të ecë. Për herë të parë ai ishte në gjendje të ulet”, tha mjeku personal i Berlusconit Alberto Zangrillo. 

(Kosova Sot Online)