Veliu: Kam ku shkoj boll por nuk dua të shkoj
Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe diskutimet për bashkimin e së djathtës politike.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë e futjes në garën e zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas tij, krerët e partisë duhet të marrin iniciativën.
“Duhet t’i pyetni shefat e partisë. Ata i pyesni. Siç po i thërrasin të tjerët në parti, po thoni ‘po e bashkojmë të djathtën’”, deklaroi Veliu
Ai theksoi se vazhdon të jetë pjesë e LDK-së, duke mohuar mundësinë e largimit nga partia.
“Në LDK jam, s’kam ku shkoj. Kam ku shkoj boll, por nuk dua të shkoj, ky është problemi. Unë jam LDK, jam i djathtë”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)
