Një grua gjen një çantë me mijëra euro, e dorëzon në polici

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 14:55
Një grua gjen një çantë me mijëra euro, e dorëzon në polici

Një grua në Gjermani ka gjetur një çantë të vogël, ku brenda ishin mijëra euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo grua 35-vjeçare bëri një gjest të mirë, ku ja dorëzoi policisë këtë çantë me para.

“Gruaja e bëri gjetjen e vlefshme të hënën e Pashkëve në Rudolstadt. Pronari më pas pyeti për çantën e humbur të martën në mëngjes”, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.

Sipas policisë, gjithçka ishte ende në çantë dhe pronari i ligjshëm nga Bavaria është i lumtur që të gjitha paratë iu kthyen.

(Kosova Sot Online)