Tentoi t’i korruptojë policët e Kosovës me 20 euro, arrestohet një serb

  • E.k /
  • 13 April 2023 - 09:10
Tentoi t’i korruptojë policët e Kosovës me 20 euro, arrestohet një serb

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person serb shtetas i Serbisë, pasi u ka ofruar 20 euro ryshfet njësitit policor, raporton “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është ndalur nga njësiti policor, gjatë kohës kur këta të fundit kanë qenë duke ia kontrolluar dokumentet.

Policia ka njoftuar se këto para janë konfiskuar.

‘‘DHËNIE E RYSHFETIT – Magj. Gjilan-Prishtinë 12.04.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)