Gjilan: Tejkaloi në vijë të plotë, policia gjobit shoferin me 150 euro dhe i konfiskon patentë shoferin

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 12:00
Gjilan: Tejkaloi në vijë të plotë, policia gjobit shoferin me 150 euro dhe i konfiskon patentë shoferin

Policia në Gjilan ka pranuar fotografi, ku një shofer shihet duke shkelur rregullat e komunikacionit, duke tejkaluar në vijë të plotë në rrugën Gjilan- Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi është identifikuar dhe është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patent shoferit për 3 muaj.

Polcia ka apeluar të qytetarët që të raportojnë kundërvajtjet që ata mund ti shohin.

Njoftimi i plotë:

Tejkalim në vijë të plotë

Gjilan, 13 prill 2023

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)