Gashi: Po korrim diçka që kemi mbjell keq, askush me pushkë si ka detyru këta me votu Gjykatën Speciale

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 08:43
Gashi: Po korrim diçka që kemi mbjell keq, askush me pushkë si ka detyru këta me votu Gjykatën Speciale

Avokati, Tomë Gashi, thotë se gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do t’i duhen rreth pesë vjet minimumi për të përfunduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi shtoi se Gjykata Speciale është diçka “që po korrim, që kemi mbjell keq”.

Gashi tha se askush nuk i ka detyruar siç shprehet ai me “pushkë” që ta votojnë Gjykatën Speciale.

“Është tepër e rëndë, e mundimshme, por duhet me thënë…është që po korrim diçka që kemi mbjell keq, gabimisht dhe qëllimisht në vitin 2015. Kërrkush more me pushkë si ka detyru këta me votu Gjykatë Speciale me 3 gusht të 2015…Unë nuk po çuditna qysh po doket dikush i befasum. Po ti kur voton për Gjykatë, ke votu edhe për Prokurori, ke votu edhe për hetuesit. Edhe normal që Gjykatat i mbajnë gjykimet të tilla edhe hermitikisht të mbyllura, edhe janë të stërgjatura, edhe janë të mundimshme, edhe epilogu sigurisht përfundimtar duhet me u prit me vite, e me vite, e me vite”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)