Sveçla: Policia e Kosovës po zhvillon aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në Veri

  • E.k /
  • 14 April 2023 - 12:06
Sveçla: Policia e Kosovës po zhvillon aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se aktualisht policia është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Seveçla tha se ka prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje.

“Që nga përfundimi i luftës gjendja në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, absolutisht që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë”.

“Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida. Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike, dhe këto kriprovalutat dhe mund të them se është suksesi i radhës”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)