‘Pikturat e tij u quajtën ‘zhgaravinat e një adoleshenti të droguar’/ Berisha: Rama, brand-i i Milva Ekonomit

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 15:33
‘Pikturat e tij u quajtën ‘zhgaravinat e një adoleshenti të droguar’/ Berisha: Rama, brand-i i Milva Ekonomit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar hapjen e fushatës së zgjedhjeve vendore të kreut të qeverisë Edi Rama me këngë tallava.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha u shpreh se “Rama është një mediokër dhe artist i dështuar”, ndërsa theksoi se ekspertët i kanë vlerësuar pikturat e tij si ‘zhgaravinat e një adoleshenti të droguar’.

Berisha: Nuk kam pasur kurrë dyshim se Rama është një mediokër, një artist i dështuar, një imitues vulgar, një zhgaravitës në pikturë. Janë të bazuara në vlerësimet e dy ekspertëve ku i quajti “zhgaravinat e një adoleshenti të droguar”.

Tek tallavaja Rama është vetja e tij, edhe atë e ka tepër. Rama është brand i Milva Ekonomi. 

(Kosova Sot Online)