Vdes një pacient në Shtime

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 17:10
Vdes një pacient në Shtime

Mëngjesin e së dielës, një pacient i Entit Special të Komunës së Shtimes është gjetur pa shenja jete, konfirmoi Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas zëdhënësit Kanun Veseli, 64-vjeçari me inicialet T.A., i cili që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Shtimes.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, tha ai.


(Kosova Sot Online)