Sot pritet të dominojë mot i ndryshueshëm
Të shtunën në Kosovë pritet të dominojë moti me karakter të ndryshueshëm, ku do të ketë periudha me diell të ndërthurura me vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të territorit. Në disa zona vranësirat mund të sjellin reshje shiu, më të theksuara në viset malore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 27°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Kosova Sot Online)
