Spahiu: Në momentin që flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 17:56
Spahiu: Në momentin që flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje

Nëse flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje, edhe pse nuk bëhet zyrtarisht, ka theksuar analisti, Nexhmedin Spahiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur për planin franko-gjerman, Spahiu është ndalur te pika ku Kosova dhe Serbia duhet t’i kenë zyrat e tyre në Prishtinë dhe Beograd.

“Në momentin që flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje. Mali i Zi i ka 84 njohje zyrtarisht, por nuk e ka penguar që të anëtarësohet në OKB”, tha Spahiu teksa fliste për marrëdhënie ndërkombëtare.

Po ashtu, Spahiu ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës të parapara që të mbahen më 23 prill.

Spahiu është shprehur skeptik që serbët lokalë do të dalin në zgjedhje në mungesë të Listës Serbe. 


(Kosova Sot Online)