Serbët lokalë me peticion për largimin e njësive speciale të Policisë nga veriu

  • 18 April 2023 - 12:30
Serbët lokalë me peticion për largimin e njësive speciale të Policisë nga veriu

Lista Serbe ka vendosur disa kushte për kthimin në institucionet e Republikës së Kosovës. Një prej tyre, përveç fillimit të themelimit të Asociacionit, është edhe largimi i njësive speciale të Policisë së Kosovës nga komunat veriore.Për këtë gjë, në këto komuna tashmë kanë filluar edhe mbledhje të nënshkrimeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç raportojnë mediat serbe, diku më shumë se 300 qytetarë janë nënshkruar.

Kjo nismë e serbëve për largimin e njësive speciale ka ardhur pas plagosjes së Milan Jovanovicit.

(Kosova Sot Online )