S’ka kundërshtime në PE, miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

  • S.A /
  • 18 April 2023 - 12:26
S’ka kundërshtime në PE, miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

Parlamenti Europian ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka pasë kundërshtime, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.

Të nesërmen do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjine ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Rosëall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janar 2024.

(Kosova Sot Online )