Miratimi i liberalizimit të vizave nga PE, Kurti: Lajm i mirë për Kosovën, na sjell një hap të rëndësishëm

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 13:36
Miratimi i liberalizimit të vizave nga PE, Kurti: Lajm i mirë për Kosovën, na sjell një hap të rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar eurodeputetët që miratuan liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shkruar se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se kjo nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.

”Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)