Formohet komisioni për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 16:43
Formohet komisioni për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Të martën është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve, ka njoftuar Bashkimi Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Marrëveshja është arritur më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa pajtueshmëria për aneksin e zbatimit, më 18 mars në Ohër.

Lajmin për themelim të Komisionit e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai, po ashtu, ka konfirmuar se takimi i radhës i nivelit të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet më 2 maj në Brusel.

(Kosova Sot Online)