Detaje: Njëri nga nxënësit e lënduar nga energjia elektrike në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 17:13
Detaje: Njëri nga nxënësit e lënduar nga energjia elektrike në gjendje të rëndë

Njëri nga të miturit e lënduar nga energjia elektrike në shkollën “Faik Konica”, është në gjendje të rëndë, ka njoftuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjendja e tyre për momentin është stabile edhe përkundër asaj që kanë djegie, plagë të rënda, në disa regjione të shkallës së tretë. Njëri prej tyre është pak më lehtë, ka në shuplakën e djathtë një djegie të shkallës së dytë dhe dy A dhe dy B, sipas kirurgut plastik që e ka përcaktuar. Edhe është përpunuar plaga nga kirurgu plastik dhe ai pas observimit është pranuar në Kirurgjinë Plastike për tretman të mëtutjeshëm. Ndërsa, ky tjetri, po ashtu i vitit 2008, janë sjellë të dytë me autoambulancën e qytetit të urgjencës në Prishtinë rreth orës 11:00. Edhe ka djegie shumë serioze në disa regjione, në dy shuplakat edhe ka po ashtu djegie në sipërfaqe të anës së djathtë të shpinës, si regjione femurale dhe proale, po ashtu një djegie jashtëzakonisht e rëndë”, ka njoftuar ai.

Për njërin nga të miturit, Govori njoftoi se po trajtohet në mjekimin intensiv.

“Ky pacient është transferuar në sallën operative ku nga kirurgu plastik do të bëhet intervenimi edhe është referuar nga kirurgu plastik që të transferohet në mjekim intensiv. Vet transferi në mjekimin intensiv tregon për gjendjen e tij që është jashtëzakonisht serioze”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)