Ja çfarë ndodhi sot në Strasbourg

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 17:23
Ja çfarë ndodhi sot në Strasbourg

Për të udhëtuar pa viza drejt Zonës Schengen nga 1 janari 2024, kosovarët përfundimisht do ta gëzojnë të drejtën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Miratimi i fundit u dha sot në Strasbourg në Selinë e Parlamentit Europian, një institucion ligjvënës, i vetmi në BE e njeh pavarësinë e Kosovës. Nesër po ashtu, në qytetin francez, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të vendimit për liberalizimin, i cili më pas do të publikohet në gazetë zyrtare dhe do të hyjë në fuqi pas 20 ditësh. Pastaj, udhëtimi pa viza do të nisë nga janari i vitit të ardhshëm.

Qytetarët e Kosovës sot iu gëzuan liberalizimit të vizave pa drojën se ky proces mund të dështojë. Sot u krye procedura e fundit vendimmarrëse me miratimin e dokumentit të vizave të Kosovës nga Parlamenti Europian.

Ky i fundit që nga viti 2016 kur Komisioni Europian konstatoi se Kosova ka plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian ka thirrur që të marrë fund izolimi për vendin e fundit në Ballkanin Perëndimor që u përball me regjim të vizave.

Prandaj, sot duke mos pasë asnjë kundërshtim, PE e miratoi dosjen e Kosovës pa votim.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha kryetarja e PE-së Roberta Metsola në seancën e sotme të PE’së.

(Kosova Sot Online)