Veternik: Shembet dheu, bllokohet shtegu për këmbësorë

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 11:23
Veternik: Shembet dheu, bllokohet shtegu për këmbësorë

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në pjesën e lagjes Veternik, është shembur dheu, ku kjo gjë i ka pamundësuar qarkullimin e qytetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këmbësorët detyrohen të kalojnë nga shiriti emergjentë për të arritur në vendin ku duhet të shkojnë.

Punimet në këtë rrugë në Veternik, kanë filluar në vitin 2017 dhe kanë përfunduar një vit më pas.

(Kosova Sot Online)