21 vjeçari me mjet metalik rreh 19 vjeçaren me të cilën ishin në prag martese

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 15:20
21 vjeçari me mjet metalik rreh 19 vjeçaren me të cilën ishin në prag martese

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i cili njëzet minuta më parë ishte raportuar nga gruaja e tij e pamartuar 19-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit, 21-vjeçari ka përdorur edhe mjete metalike.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës.

(Kosova Sot Online)