Reuten: S’isha i lumtur që vizat e Kosovës u lidhën me ETIAS

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 15:41
Reuten: S’isha i lumtur që vizat e Kosovës u lidhën me ETIAS

Raportuesi për vizat e Kosovës në Parlamentin Europian, Thjis Reuten, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk mund të ndodhë para 1 janarit 2024 edhe pse sistemi ETIAS nuk do të futet në fuqi para kësaj date, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ETIAS nuk duket që do të jetë funksional deri në atë datë, por më kushti nuk do të përdoret.

“Nuk isha fare i gëzuar në fillim. Ishte befasuese që kjo ishte kërkuar aq fuqimisht, por si fakt tashmë ka ndodhur. Të pajtohem edhe me Këshillin që së paku të kemi një datë përfundimtare. ETIAS nuk duket që do të jetë funksional deri në atë datë, por më kushti nuk do të përdoret. Për këtë ka qenë e rëndësishme që të kishim një datë të fundit dhe duke i parë zhvillimet përreth ETIAS, ishte befasi kusht i shtuar pa nevojë thjesht për të shtyrë kohën. E presim 1 janarin 2024”.

(Kosova Sot Online)