Si u arratisën vra'sësit e biznesmenit: Na u duk si postier

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 17:43
Si u arratisën vra'sësit e biznesmenit: Na u duk si postier

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur sot gjatë ditës në Lezhë, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.

Mësohet se autori i vrasjes ka vepruar i vetëm dhe ka ardhur nga Shkodra.

Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai është larguar sërish në drejtim të Shkodrës, ndërkoh që tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë pak më parë në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vjehrri i viktimës, i cili ka zbuluar se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.

Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.


(Kosova Sot Online)